
Lautaro Martinez, është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Interin dhe pa të në fushë, skuadra shpesh ka shfaqur probleme.
Drejtuesit kanë kuptuar rëndësinë që ka argjentinasi dhe kanë gati shpërblimin. Sipas mediave italiane, Interi po përgatit rinovimin për Lautaron, me kontratën aktuale që skadon në vitin 2026.
Përveç rinovimit, klubi ka menduar të rrisë edhe pagën e lojtarit në 7 milionë euro. Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme.



