Zidane largohet nga Real Madridi

Zidane largohet nga Real Madridi

  Etapës së Zinedine Zidane tek Real Madridi i ka ardhur fundi .  ‘’ Los Blancos ‘’ kanë zyrtarizuar largimin e 48 vjeçarit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për shkak se e kishte mbushur kupën dhe  nuk arriti të fitonte asnjë trofe gjatë këtij sezoni .  Eksperienca e të kaluarës nuk ka  ndikuar aspak për vendimarrjen e të famshmit ‘’ Zizou ‘’ që  gjithsesi do të largohet  me kokën lart sepse ka shijuar shumë trofe të rëndësishëm me këtë skuadër . 

Komunikimi për largimin e francezit pa dyshim ka rezultuar  i hidhur por nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse në të kundërt situata mund të agravohej  .  

Lajmi është deklaruar nga  faqja zyrtare e ‘’ Galaktikëve ‘’ në të cilën thuhet  :

 “  Zinedine Zidane ka vendosur të finalizojë eksperiencës me Real Madridin .   I urojmë suksese të mëtejshme këtij traineri që e ndihmoi skuadrën na lumturoi me arritjet e tij .  Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu “ , ishte kjo deklarata e shprehur nga drejtuesit e cila la për të kuptuar mirënjohjen e veçantë për vitet e suksesit nën drejtimin e  trainerit nga Marseja.   

Ky vendim  pritej prej kohësh sepse Real Madridi i kishte paraprirë kësaj situate me shpalljen e zëvëndësuesve  të mundshëm  . Në këtë kuptim  34 here kampionët e La Ligas kanë humbur paksa terren sepse Massimiliano Allegri ka vulosur rikthimin tek Juventusi dhe  në lojë mbeten  Xabi Alonso , Marcelo Gallardo , Raul Gonzalez Blanco ,   Joachim Low dhe Antonio Conte .  Emrat e tyre e favorizojnë  të ardhmen e Real Madridit sepse mbajnë mbi supe peshën e një kurrikulumi të shkëlqyer dhe ndezin shpresën e rifutjes në shinat e suksesit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy