Gasperini: Liverpool-i, një nga skuadrat më të forta në botë. Të luajmë sikur dolëm 0-0

Gasperini: Liverpool-i, një nga skuadrat më të forta në botë. Të luajmë sikur dolëm 0-0

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së kthimit me Liverpool-in, në çerekfinalen e Europa League.

Ndonëse fituan ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 në Angli, Gasperini tha se ekipi i tij duhet të luajë sikur ndeshja ka dalë 0-0, për të kaluar më tej.

Do të luajmë sikur të kishte dalë 0-0 ndeshja e parë, është një gabim që nuk duhet ta bëjmë nëse mendojmë për rezultatin në Angli. Liverpooli është një skuadër madhështore, ndër më të fortat në botë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Duhet të zbresim në fushë me mendimin për të shënuar.

E kemi të qartë se në futboll ndodhin përmbysje edhe brenda pak minutave. Do të marrim një nxitje të madhe nga tifozët, ka shumë emocione në qytet. Ai që dukej si një mision i pamundur, tani është i mundur. Edhe pse është ende e vështirë. Ne besojmë te kualifikimi. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm dhe të lumtur të sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy