
Michael Edwards ka vendosur të largohet nga Liverpool, klub ku ai ushtron rolin e drejtorit sportiv nga nëntori i vitit 2016. Edwards i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se në fund të sezonit do të largohet nga Liverpool.
42-vjeçari ka bërë një punë të shkëlqyer te "The Reds", duke afruar në merkato lojtarë të shkëlqyer, me të cilët Liverpool fitoi Champions League dhe Premier League.
E ardhmja e Edwards sipas mediave angleze, mund të jetë te Newcastle, aty ku do të gjente një buxhet më të madh për merkato.



