Partizani barazoi 1-1 me Egnatian në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore.
Të kuqtë i shkuan shumë afër fitores, që nuk iu iku nga duart në minutat e fundit. Mba i dha avantazhin në minutën e 23-të kryeqytetasve, pas disa tentativave të mëparshme.
Pjesa e dytë foli më shumë për Egnatian, që iu afrua disa raste golit, të cilin e gjetën vetëm në minutën e 93-të, kur Zejnullai pas një pasimi të marrë në zonë, e dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë barazim, Partizani mban vendin e parë me 48 pikë, 1 më shumë se Tirana që luan me Kukësin këtë të hënë. Ndërkohë Egnatia mban vendin e tretë me 42 pikë.



