
Edhe pse kanë mbetur edhe disa muaj për të filluar zyrtarisht merkatoja e verës, tek Real Madridi asnjëherë nuk është shmangur vëmëndja nga kjo periudhë.
Tek një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ gjithmonë ka vend për përmirësim dhe traineri Carlo Ancelotti ka filluar ti vërë pikat mbi i.
Një ndër të padëshiruarit është Jesus Vallejo, i cili ka mbetur në prapavijë.
Edhe në momentet e vështira të ‘’ Los Merengues “ gjatë sezonit aktual, mbrojtësi nuk është preferuar nga numri një i stolit, ç’ka do të thotë se eksperienca në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ praktikisht ka përfunduar.

Prioriteti i ishi-t të Milanit është përforcimi i mbrojtjës, një ndër repartet më difektozë të ‘’ Los Blancos ‘’, edhe pse rezultatet në të shumtat e rasteve kanë qenë pozitive.
Momentalisht nuk ekziston asnjë opsion në lidhje me destinacionin e 28 vjeçarit, e ardhmja e të cilit ndoshta do të marrë zgjidhje shumë shpejt.
Duhet kujtuar se Jesus Vallejo është aktivizuar me kampionët në fuqi të Champions Leagues në tre periudha të ndryshme gjatë karrierës, i cili vijon të mos e bindë strategun italian.



