Shqipëria sfidon Çekinë, Luga: I kemi mundësitë për një rezultat pozitiv

Shqipëria sfidon Çekinë, Luga: I kemi mundësitë për një rezultat pozitiv

Trajneri Ergys Luga, foli në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, për ndeshjen e nesërme të Shqipërisë, ndaj Çekisë.

Luga tha se kuqezinjtë i kanë mundësitë për një rezultat pozitiv, ndërsa shtoi se një humbje e mundshme, do vështirësonte gjithçka për një kualifikim të mundshëm në Europian, që është edhe objektivi i Shqipërisë.

Shanset për një rezultat pozitiv janë. Po flas si dashamirës i Kombëtares. Mund të dalim me një rezultat pozitiv. Ekipi duhet të jetë i përqendruar maksimalisht në këtë ndeshje. Kundërshtari është i vështirë dhe nuk fal. Ka të njëjtat objektiva si ne. Kanë më shumë eksperiencë në arenën europiane. Kemi përballë një ekip me shumë eksperiencë.

Mendoj se kemi një ekip që jemi aty-aty me çekët. As lojtarët e kombëtares çeke, nuk luajnë në kampionate më të mëdha se lojtarët tanë. Shqipëria, barazimin do e kishte një rezultat të mirë. Humbja do të ishte një kambanë alarmi, pasi vështirësohet gjendja për kualifikimin në Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy