Europiani U-21 2027/ Emanuela Rusta dhe trupa shqiptare e arbitrave gjykojnë ndeshjen Spanjë–San Marino

Europiani U-21 2027/ Emanuela Rusta dhe trupa shqiptare e arbitrave gjykojnë ndeshjen Spanjë–San Marino

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen Spanjë U-21–San Marino U-21, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri–Serbi 2027”.

 

Kjo është hera e parë që UEFA i beson një arbitreje shqiptare drejtimin e një ndeshjeje të djemve në nivelin U-21, një moment historik për arbitrimin shqiptar dhe për vetë Emanuela Rustën.

 

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Angel Carro” në Spanjë, më 14 nëntor në orën 20:45, ndërsa e gjithë trupa gjykuese do të jetë shqiptare. Ilir Tartaraj dhe Xhulio Mani do të jenë asistentë të dytë dhe të tretë, ndërsa Andi Koçi do të mbajë detyrën e arbitrit të katërt.

 

Arbitrat shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në ndeshjet europiane, dhe ky është një tjetër hap i rëndësishëm në afirmimin e arbitrimit shqiptar në arenën ndërkombëtare

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy