Zhgënjen Milani, kuqezinjtë mposhten në transfertën e Torinos (VIDEO)

Zhgënjen Milani, kuqezinjtë mposhten në transfertën e Torinos (VIDEO)

Për mua pretendentja kryesore, ishte dhe mbetet Vllaznia. E kam thënë që në fillim këtë.

Milani është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Torino, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Kuqezinjtë e nisën mirë, me dy raste të pastra për shënim, por Leao u tregua i pasaktë përballë portierit.

Pas kësaj, torinezët reaguan dhe ia dolën të shënojnë dy gola të shpejtë me Djidji në minutën e 35-të dhe Miranchuk në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë nisi me Milanin në sulm, por rastet e pastra munguan deri në minutën e 67-të, kur Messias shënoi për 2-1, mes protestave të vendasve që pretendonin për faull gjatë aksionit.

Rezultati nuk ndryshoi dhe Milani merr humbjen e dytë në kampionat, ndërsa mban vendin e tretë në renditje me 26 pikë, 6 pikë më pak se Napoli kryesues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy