Manchester City, përgatit ofertën për Zubimendin

Manchester City, përgatit ofertën për Zubimendin

Në sezonet e fundit Martin Zubimendi është pretenduar në çdo merkato nga ekipet e elitës.

Fillimisht ishte Arsenali, Barcelona dhe tashmë Manchester City, skuadra të cilat e konsiderojnë spanjollin një vlerë të shtuar.

Mesfushori ka bërë hapa të sigurtë drejt një karrierë të suksesshme, i grumbulluar edhe nga Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’.

Sipas ‘ The Sun ‘, Pep Guardiola e shikon si zëvëndësuesin ideal të Rodrigos, momentalisht i dëmtuar.

Sheiku Al Mubarak është i gatshëm ta paguajë pa problem shifrën prej 60 milionë eurosh, e përafërt me atë të klauzolës për prishjen e kontratës me Real Sociedadin.

Duhet kujtuar se në verën e kaluar drejtuesit e ekipit nga San Sebastian refuzuan Liverpoolin por kësaj rradhe historia mund të ndryshojë.

Falë mbështetjes së drejtuesve, progresi i 25 vjeçarit ka qenë evident, i cili mund ti bashkohet ‘’ Qytetarëve ‘’, ekipi i cili bashkjeton me suksesin në çdo sezon.

Për Martin Zubimendin është sezoni i shtatë tek Real Sociedadi, lojtar i cili shumë shpejt mund të vihet nën urdhërat e një ndër trainerëve më të mirë në botë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy