
Gjatë merkatos së verës parashikohet se Manchester United do të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm.
Në çdo sezon drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ vijojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të qenë në lartësinë e duhur dhe kjo periudhë s’do të jetë një përjashtim.
Traineri Ruben Amorim do ti japë rëndësi përforcimit të çdo reparti, kryesisht ofensivës.
Raphinha është bërë pjesë e projektit ambicioz të anglezëve, kryefjala e të cilit është fitimi i titujve në të ardhmen e afërt.
Konkretisht për brazilianin presidenca e lideruar nga Joel dhe Avram Glazer ka përgatitur çekun prej 70 milionë eurosh për brazilianin, një shifër e konsiderueshme e cila mund ta ndihmojë Barcelonën në aspektin ekonomik.
Ulje-ngritjet e vazhdueshme në metrat e fundit i kanë dhënë për të kuptuar ish trainerit të Sporting Lisbonës se duhet të ketë në dispozicion një lojtar tejet të shpejtë, tipik për kampionatin anglez, për ta ndihmuar ekipin të avancojë.
28 vjeçari është një element i cili i përmbush kërkesat dhe oferta e 20 herë kampionëve të Premier Leagues mund të konsiderohet tunduese për xhepat e presidentit Joan Laporta.
Një rikthim në Angli do të ishte starti i një tjetër etape në karrierën e ishi-t të Rennes, kësaj rradhe tek një ndër ekipet më të suksesshëm në historinë e këtij kampionati.
Në sezonin e tretë në ‘’ Camp Nou ‘’ statistikat e Raphinhas janë shpresdhënëse, i cili i ka ndihmuar kuq e blutë me 27 gola dhe 17 asiste në 41 sfida.



