
Trajneri Nevil Dede, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, për listën e Kombëtares, tha se duhet më shumë respekt për kampionatin shqiptar, duke parë mungesat e shumta.
Dede u shpreh se ka diçka që kërcet me zgjedhjet e Rejës, ndërsa shtoi se janë disa lojtarë që meritojnë ftesën në kombëtare, ku përmend edhe Xhixhën.
Reja jo vetëm mund t’i bënte një reklamë të mirë Superiore, por kur ke kaq shumë mungesa, ne nuk kemi kaq lojtarë të mirë për t’i marrë në grumbullim?! Kur nuk merr lojtarë që kanë shkëlqyer dy sezone, këtu ka diçka që kërcet. Duhet më shumë respekt për kampionatin. Duhet t’i ndjekësh.
Respektojmë zgjedhjet e trajnerit, por të japim disa këshilla... Nuk po themi ta marrë Xhixhën dhe ta fusë në formacion, por ta grumbullonte. Mund ta kishte vëmendjen tani, ose mund të mos e ketë më. Janë disa lojtarë të Superiores, që e meritojnë të jenë aty.



