
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Kukësit.
Deliallisi deklaroi se mbeti i çuditur për mënyrën e reagimit te skuadra te goli i dytë i pësuar, ndërsa shtoi se me rastet që kishin, mund të kishin fituar 3-0 ose 4-0.
Rasti i golit të dytë ishte një keqvendosje. Në momentin kur nuk shënon me rastet, ndeshja mund të dilte 3 ose 4-0, atëherë e pëson.
Zgjedhjet i kisha të detyruara, Osmanllari mungon për dëmtim, Zekën e humba dje. Rivas tentonte, por nuk kishte rrezik. Nuk mbaj mend asnjë pritje të portierit tonë, që të na kishin rrezikuar.
Dy episode na kushtuan ndeshjen. Nuk kam çfarë t’i them skuadrës, sepse krijuan raste të shumta, mbi 20-30 raste. E dominuam totalisht këtë sfidë.
Nuk më shkoi mendja për asnjë sekondë se mund ta humbisja golin. Edhe unë u çudita, për mënyrën si e lanë lojën lojtarët te goli. Mesa më thanë, e lanë sepse dëgjuan bilbilin.
Për mënyrën si kemi hyrë në fushë, ndaj Skënderbeut dhe sot, nuk kishte asnjë lloj nënvlerësimi apo euforie. Vetëm unë dhe skuadra jonë, mund ta humbasë një ndeshje të tillë. Ndeshja me Tiranën nuk ka ndikuar aspak.



