Dyndja e mijëra turistëve drejt plazheve shqiptare ka rritur ndjeshëm edhe fluksin e automjeteve që qarkullojnë në akset kryesore, por edhe në rrugët lidhëse. Shpeshherë situata përkeqësohet dukshëm dhe pushuesve u duhet të presin në radhë. Nga ana tjetër, disa drejtues mjetesh bëhen shkak aksidentesh, me shpejtësinë jashtë limiteve, parakalimet e gabuara, apo shkelje të tjera. Për të disktutuar rreth këtyre problematikave, i ftuar në edicionin e lajmeve ishte specialisti i Policisë Rrugore, Ali Yzeri.



