Ndërsa në Kampin opozitarë kane vijuar edhe këtë të enjte negociatat për të ndarë se sa kandidatë për deputetë nga partitë e vogla do të futen nën siglën e PD-së Tema TV ka patur të ftuar në studio politologun dhe përfaqësuesin e “Sfida për Shqipërinë” Ermal Hasimja. Hasimja është shprehur se në Shqipëri ka parti të cilat kur bëjnë koalicione ose marrëveshje nuk diskutojnë për idetë që shërbejnë në të mirë të popullit por diskutojnë se kë drejtori do të marrin.



