Ndarja e opozitës në disa grupe parlamentare, duket se ka përçarë Lulzim bashën me aleatët e tij. Basha ka dhënë ok-ejn për krijimin e një grupi parlamentar opozitar të quajtur “republikanët” ku bën pjesë Fatmir Mediu dhe 6 deputet të tjerë nga PD. Ndërkohë Basha nuk ka pranuar që aleatët Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka të krijojnë grupin e tyre parlamentarë duke mos u dhënë 4 deputet, pasi që të krijohet grupi parlamentar duhen së paku 7 deputetë. Aleatët kanë akuzuar Bashën se po vepron me dy standarde duke favorizuar Mediun dhe penalizuar tre të tjerët.
Në një intervistë për TemA TV, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka akuzuar bashën se po vepron me dy standarde, ndërkohë shton se PD ka përfituar shumë nga 3 aleatët e tjerë. Por në lidhej me këtë temë, kryetari i grupit parlamentarë i PS-së taulant balla ka kërkuar që të mos pranohet as kërkesa e dorëzuar në kuvend nga Mediu për krijimin e grupit parlamentar “Republikanët”. Në arsyetimin e tij Balla u shpreh se kjo do të krijonte kosto shtes për kuvendin pasi për një deputet ka 25 mijë euro kosto.
Sakaq në intervistën e Dashamir Shehit për TemA TV do gjeni komentin e tij në lidhje me programin politik për 4 vitet e ardhshme të Partisë Socialiste.



