Ndërkohë që në vendet e Ballkanit problemi kryesor me gjuhën e urrejtjes është ndasia etnike, në Shqipëri mbetet zhargoni i politikanëve. Pikërisht kjo ishte kryetema e një diskutimi në gjuhën angleze mes gazetarëve shqiptarë në aktivitetin e organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias me të ftuar special ekspertin kanadez, Toby Mendel.
Drejtuesi i Institutit, Remzi Lani theksoi se gjuha politike në Shqipëri është shumë serioze aq sa qytetarët e hasin ccdo ditë kryesisht ne mediat online, teksa për mediat e gazetarët veterregullimi duket një mision më i vështirë se rregullimi ligjor.
‘’Kur flasim për gjuhë urrejtje, Shqipëria ka disa specifika. Nuk është se ne kemi situata ku prevalon gjuha për urrejtjen etnike, por gjuha e urrejtjes në politikë është shumë serioze, siç ju e dini, pasi ju e hasni çdo ditë ‘’
Ne kemi misinformim, lajme të rreme, propagandë dhe teori konspirative. Unë përdor një term për ti përmbledhur të gjitha këto koncepte, gjuhë e rreme, pra kemi gjuhë urrejtje, por gjithashtu gjuhë të rreme që janë këto.
Sa i përket debatit për rregullimin e tyre, ‘’ne kemi një tjetër debat për vetërregullimin, i cili duket edhe më i vështirë se rregullimi i medias. Nuk është një çështje e lehtë kjo".
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Ligj dhe Demokraci, Toby Mendel, theksoi se politikanët e njohin shumë mirë audiencën dhe përdorin mesazhe të veccanta. Ai solli si shembull rastin e ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump i cili sulmonte gjetjet shkencore për COVID-19.
Ata mund të parashikojnë më mirë se vetë ju, se si ju do të zgjidhni, ju njohin më mirë në aspektin parashikues. Pra ata përdorin metoda për tu futur në kokën tuaj me mesazhe politike dhe kjo është shumë e rëndsishme. Pra, reklamimi është tjetër, dhe kontenti është tjetër që prek një masë të gjerë të popullsisë, por për shembull kjo nuk është e gjitha reklamë, është për influencë. Për shembull, një burim shumë i rëndësishëm i dizinformimit ANTI-VAX, dhe kjo mund tju surprizojë si mua jo shumë kohë më parë, vjen nga homeopatia dhe ilaçe të tjera alternative në SHBA. Ato donin të rrisnin të ardhurat e bizneseve të tyre. Target grupi i Anti Vax-ve ishte fantastic për ta së bashku me dizinformimin. Bizneset e tyre u rritën dhe sistematikisht përdorën dizinformimin për ANTI VAX-ët dhe COVID-19. Pandemia u përdor dhe politikisht. Trump i konsideroi si mbeturina gjetjet shkencore për COVID-19 por në fund humbi në votime, mendoi se duke e përdorur atë strategji do të fitonte. Gjithsesi ai pati qëllime shumë të forta komerciale për politikë.
Gjithsesi për Mendel, rol kyç në këtë situatë kanë komanitë e medha mediatike. Sipas tij, rregullimi ligjor i tyre është i ngadaltë dhe merr shumë kohë.
Kur flasim për rregullim kompanitë e mëdha kundërshtojnë. Por kur flasim për rregullim të vërtetë ligjor është shumë I ngadaltë, merr shumë kohë, duhet të mendoni shumë, të bëni draftin, të konsultoheni me qytetarët pasi preken dhe të drejta themelore të njeriut. Pram err shumë kohë, dhe ndoshta kur miratohet është tepër vonë. Është një sfidë më vete.
Në takim u propozua që mënyra më e mirë do të ishte një kombinim i masave ligjore me vetërregullimin e mediave apo platformave, por duke patur parasysh gjithmonë lirinë e shprehjes.



