Speciale/ Petro Koçi: PD, parti e mosbesimit (VIDEO)

Speciale/ Petro Koçi: PD, parti e mosbesimit (VIDEO)

Pas paktit Rama-Basha, gurët e shahut filluan të lëviznin brenda për brenda koalicioneve. Marrëveshja e dy partive më të mëdha u vlerësua si një marrëveshje kundër partive të vogla.

Si nga fronti i PS-së ashtu edhe ai i PD-së  ka patur lëvizje dhe negociata me partitë e vogla.  Edhe këtë herë ajo që del si zemërbardhë është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Plot 23 parti të majta ditën e mërkurë pas një takimi me Kryeministrin Edi rama dolën në një përfundim se në 25 qershor votat e tyre do të shkojnë për Partinë Socialiste.

Por jo të gjithë ishin dakort me këtë vendim. Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit dhe Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos kundërshtuan këtë vendim.

Një ditë pas kësaj, aleati tradicional i PS-së Paskal Milo arriti një marrëveshje më LSI-në. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Milo dhe Vasili u shprehën se ky pakt maksimalizon votat dhe  garanton numërimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy