Ashtu siç ishte paralajmëruar nag opozita, të mërkurën Partia Agrare Ambientaliste ankimoi në kolegjin zgjedhor regjistrimin e listës shumë emërore në datën 29 prill. Sipas Opozitës afati i fundit për rregjistrimin e tyre ishte data 28 prill. Ankimimi u bë nga PAA pasi ajo ishte e vetmja parti nga opozita e cila u regjistrua në KQZ si subjekt politik për zgjedhjet e 18 qershorit edhe pse më vonë u çregjistrua.
Në lidhje me këtë situatë në rrjetin social facebook reagoi edhe kreu i Komisjonit qendrorë të zgjedhjeve Denar Biba. Në potimin e tij ai shkruante se të drejtën e animimit e kanë partitë politike të regjistruara ndërsa PAA nuk është.
Ndërkohë po këtë të enjte u zgjodhën edhe gjyqtarët e kolegjit zgjedhor të cilët do të shqyrtojën animimin e opozitës.



