Përdorimi i bitcoin në Shqipëri dhe rajon tashmë është bërë fakt. Por çfarë sjell përdorimi i valutës virtuale për vende si Shqipëria ? Zef Preçi në një intervistë për Tema TV, thotë se nuk duhet patur frikë nga bitcoin, por njerëzit duhet të njihen edhe me rreziqet që vijnë nga përdorimi i saj. Sipas tij janë tre kategori njerëzish që përfshihen në përdorimin e bitcoin në Shqipëri dhe në rajon: janë ata që besojnë shumë tek teknologjitë e reja, janë ata që përpiqen të fshehin burimin e pasurive si dhe ata aventurierë që kërkojnë të pasurohen menjëherë. Preçi thekson se nuk duhet patur frikë nga bitcoin, por nga ana tjetër thotë se Banka e Shqipërisë duhet të njoh qytetarët me risqet e saj. Ai pranon se sistemi bankar duhet të adaptohet me zhvillimet e fundit teknologjike, si dhe nuk përjashton faktin që një një të ardhme paraja fizike, mund të zëvendësohet me paranë virtuale, por mbi rregulla të forta.



