"Selam Aleikum Baba" është një titull i librit të dytë të autorit Mustafa Nano.
Botimi i parë i Nanos "Hinterlandi i Kuq" ishte një autobiografi në formë novele, por ky i fundit është roman në kuptimin klasik të fjalës.
Një roman me një fabul fetare, ku përshkruhet raporti i individit me besimin fetar.
Përmes këtij romani, autori përcjell idenë se jeta është më e bukur dhe se vdekja është fundi dhe jo fillimi i një jete tjetër siç mendojnë shumë besimtarë.



