Rama: Mblodhëm shtegtarët e shqipes, për të forcuar identitetin tonë kombëtar, në këtë sprovë të parë!
Për të fuqizuar lidhjet e Diasporës shqiptare kudo nëpër botë me vendin e tyre, nga data 18 deri më 20 nëntor Qeveria Shqiptare organizoi në Tiranë Samitin e parë të Diasporës Shqiptare. Ky Samiti mblodhi mbi 1000 përfaqësues të Diasporës Shqiptare nga 40 vende të botës që përfaqësojnë rreth 300 shoqata.
Në këtë samit morën pjesë personalitete, intelektualë, biznesmenë individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues apo përfaqësues të organizatave të ndryshme në diasporë si edhe anëtarë të saj nga të gjitha vendet e botës dhe politikanë shqitparë që jetojnë dhe punojnë në të gjithë botën.
Për të folur rreth samitit të diasporës ishte e ftuar në studion e lajmeve të Tema Tv, edhe Teuta Tabaku, përfaqësuese e shoqërisë kulturore të shoqërisë shqiptare në Turqi.



