Speciale/ Aplikimet për në universitete, UT: Në shtatorë nisin regjistrimet (VIDEO)

Speciale/ Aplikimet për në universitete, UT: Në shtatorë nisin regjistrimet (VIDEO)

Që nga data 20 korrik agjencia kombëtare e Provimeve ka hapur sistemin për plotësimin e formularit të aplikimeve për në universitet.

Ata do të kenë kohë deri më datën 29 korrik për të përfunduar aplikimet duke ecur në bazë të një liste për çdo universitet në qytetet përkatëse.

Ashtu si edhe vitin e kaluar Ministria Arsimit ka caktuar si kriter bazë për të vazhduar studimet e Larta notën mesatare mbi 6 më pas, secili universitet mund të caktojë kriteret e tija të certifikuara nga MAS.

Që nga viti i kaluar, maturantët mund të konkurrojnë për 10 degë, dhe mund të jenë fitues tek të dhjeta, më pas është në preferencën e tyre se kë do të vazhdojnë.

Por Universiteti i Tiranës ka shkuar më tej. Drejtori i kurrikulës në këtë universitet Clirim Duro, në një intervistë për Televizjonin TemA u shpreh se me anë të një vendimi të senatit ata i lënë mundësinë që nëse një maturant pasi është shpallur fitues në një nga degët e përzgjedhura dhe është regjistruar. Brenda një afati të caktuar 3 ditor ë ai do të ketë mundësi që të çregjistrohet dhe të regjistrohet në një program tjetër. Kjo sipas tij është bërë me qëllim që kandidatët për studentë kur të vazhdojnë një program ta kenë me dëshirë dhe të jetë zgjidhja e tyre dhe jo e sistemit.

Ndërkohë sipas Duros pranimet në universitetin e Tiranës do të fillojnë që nga data 4 shtator dhe do të vijojnë për rreth 10 ditë.

Ndërkohë për zgjerimin e kuotave drejtori i kurrikulave shprehet se janë bërë në bazë të kërkesave që ka pasur nga viti i kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy