Egnatia sfidon infrastrukturën moderne/ Fshatrat e Polisit, ende me rrugë të pashtruara

Egnatia sfidon infrastrukturën moderne/ Fshatrat e Polisit, ende me rrugë të pashtruara

Gjurmët e një prej tre rrugëve më të hershme ilire në Ballkan janë ende në malet e Polisit në Librazhd. Në Dardhë, pranë përroit të Gurrave të Zeza, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 2300 vjet, segmente të rrugës kandave janë ende të qarta.

Në shekujt IV-III para erës tonë, kur u ndërtua, rruga e mori emrin nga krahina e Kandavisë, përmes së cilës kalonte. Ajo lidhte Kandavinë me qytetet fqinje: Pelioni, Skampa e Belshi, por edhe me qytete të tjera të mëdha të Ilirisë, Dyrrahun dhe Apoloninë.

Rruga u shërbeu fiseve ilire për rreth dy shekuj, deri në pushtimin e Ilirisë nga Perandoria Romake. Në shekullin e dytë para erës tonë, romakët do të gjenin në këtë zonë një terren të përshtatshëm për të shtruar trasenë e rrugës Egnatia, që lidhi Perëndimin me Lindjen.

Ndërsa gjarpëron mes një zone që sot është e mbuluar me kullota, rruga kandave sfidon shekujt, duke u shfaqur në segmente të caktuara në formën e saj origjinale, e shtruar me gurë dhe në një gjerësi rreth dy metër. Gjurmët e saj flasin qartë për mjeshtërinë ndërtimore pararomake në trojet ilire.

Zona në të majtë të Shkumbinit ka qenë një pikë strategjike në Ilirinë antike. Rruga Egnatia, që kalonte në këtë zonë, bashkoi pjesët e pushtuara nga Perandoria Romake, për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë të Ballkanit jugor me Romën.

Kandavia ilire ose Polisi i sotëm përshkohet nga dhjetëra rrugë, të vjetra e të reja. Gjurmët e rrugëve të vjetra, koha po i fshin pak nga pak. Por më shumë sesa shekujt që kanë kaluar, rrugët e vjetra ilire dhe Egnatia që i pasoi, janë dëmtuar nga dora e njeriut.

Duket paradoks po t’i kthehesh sot historisë së pushtimit romak dhe më pas atij osman, periudha gjatë të cilave në këto fshatra i shërbenin rrugës Egnatia me stacione, hane, rojtarë dhe mirëmbajtje.

Nëse historia e shkruar në rrugët e kësaj zone nuk përbën interes për një pjesë të banorëve të saj, për turistët, sidomos ata të huaj, është një atraksion i ri. Shumë prej tyre ndjekin gjurmët e rrugës Egnatia, që pavarësisht degradimit, ruhen këtu më të qarta se kudo tjetër brenda kufijve të Shqipërisë.

Rrugët e reja që lidhin lagje e fshatra rrëzë maleve të Polisit herë kryqëzohen e herë i mbivendosen rrugës Egnatia. Në to mund të lëvizësh vetëm me mjete të larta, të cilat vetëm një pjesë e vogël e banorëve kanë mundur t’i sigurojnë.

Pavarësisht bukurisë së zonës, sidomos në pranverë, burimeve të shumta ujore dhe masiveve të ahut, pamundësia ekonomike dhe mungesa e infastrukturës i kanë zbrazur fshatrat e Dardhës dhe Xhyrës. Rrugët që përdoren prej atyre që kanë mbetur dhe prej turistëve me shpirt aventure, edhe sot pas më shumë se 22 shekujsh, nuk e sfidojnë dot rrugën e ndërtuar nga romakët për kuaj e qerre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy