E cilësuar si shkencë biologjike, por e lidhur ngushtë me gjeologjinë, studimet e mirëfillta paleontologjike në Shqipëri filluan të kryhen në vitet ‘50, kur u ngrit edhe sektori i parë për to në Laboratorin Qendror të Gjeologjisë.
Gjurmët më të hershme të dokumentuara në Shqipëri janë të asaj që quhet periudha ordovikiane dhe ka një diapazon kohor duke filluar nga 400 milionë vjet dhe deri sot.
D.m.th. në territorin shqiptar kemi të dokumentuar këtë diapazon kohor me anën e fosileve.



