Zgjedhjet në Universitete, Ligor Nikolla merr mandatin e dytë si dekan

Zgjedhjet në Universitete, Ligor Nikolla merr mandatin e dytë si dekan

Përfundoi dje procesi i zgjedhjeve në të gjithë universitetet në Shqipëri. Sfida më e fortë dhe më e përfolur ishte ajo për Rektor të Universitetit të Tiranës midis Mynyr Konit dhe Klodeta Dibrës, ku fitues doli Koni.

 

Ndërkohë në Fakultetin e Inxhinierisë së Matematikës dhe Fizikës, Ligor Nikolla i cili është edhe bashkëshorti i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla është zgjedhur për herë të dytë Dekan i këtij Fakulteti.  Në një intervistë për TemA TV, Ligor Nikolla tha se në Fakultetin e Inxhinierisë e Matematiës dhe fizikës procesi shkoi shumë mirë me një pjesmarrje shumë të lartë.

 

Nikolla, për mikrofonin tonë, premtoi se në mandatin e dytë të tij, fakulteti që ai drejton që është në varësi të Universitetit Politeknik të Tiranës do të akreditohet, ndërsa tha se po punohet për të zgjeruar ambientet e fakultetit. Sipas tij ato pritet që të jenë gati në vitin e ardhshëm akademik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy