Shqiptarët, “zotërit” e trafiqeve në Holandë (VIDEO)

Shqiptarët, “zotërit” e trafiqeve në Holandë (VIDEO)

Kokaina dhe trafiku njerëzor në Roterdam, një prej porteve më të mëdha në botë, tashmë është në duart e shqiptarëve. Ky tashmë është fakt dhe pohohet nga të gjithë zyrtarët e Holandës që kanë detyrë luftimin e trafiqeve.

Këto anije sjellin dhe dërgojnë drogë pafund, aq sa ky port tashmë ka marrë namin e kryeqendrës së botës. Pluhuri i bardhë që vjen nga Amerika Latine grumbullohet aty, e ardhur me kontenierë mallrash. Shqiptarët kanë marrë përsipër shpërndarjen dhe cilësinë.

Shembulli më i freskët ishte ai i para një jave, kur një raport i policisë holandeze lexohej se kokaina e shqiptarëve është më cilësorja në botë dhe të gjithë po çmenden pas saj. Javën e fundit u kontrolluan 14 banesa, në të cilat u arrestuan 7 shqiptarë, u gjetën tre armë zjarri, një granatë dore, dhjetëra kg kokainë dhe euro kesh në çanta.

Hetimi vijoi prej më shumë se një vit e gjysmë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane, të cilët kohët e fundit u janë qepur kriminelëve shqiptarë. Gjatë këtij hetimi janë identifikuar afro 100 shqiptarë si pjestarë të këtyre bandave.

Por një problem i madh është edhe trafiku njerëzor. Një delegacion holandez mbërriti këtë fillmnëntor në Tiranë, ku shfaqi një film sesi shqiptarët arrestohen në Holandë, kur janë duke shkuar ilegalisht me kamionë drejt Anglisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy