Speciale /Shpëtoni Gjykatën e Lartë (VIDEO)

Speciale /Shpëtoni Gjykatën e Lartë (VIDEO)

Që në momentet e para kur Shqipëria u shkëput nga drejtësia popullore që vendosej nga partia e deri në ditët e sotme, Gjykata e Lartë nuk ka njohur asnjëherë një ngërç më të madh se ai që po kalon aktualisht. Trupat gjyqësorë janë thuajse përgjysmë, ka shumë pak ndihmësa ligjorë dhe dosjet sa vijnë e shtohen, ku numri e ka kaluar 20 mijën.

Për këtë situatë të krijuar japin shpjegimet e tyre për kameran e TemA TV, avokatët Sokol Azizaj dhe Saimir Vishaj. Shefja e mardhënieve me median për Gjykatën e Lartë, Ida Vodica sqaron problematikën që e ka ngritur disa herë kryetari aktual, Xhezair Zaganjori. Kjo gjykatë ka trajtuar me dhjetra mijëra dosje ndër vite dhe prej saj kanë pritur drejtësi të gjithë. Mirëpo, reforma në drejtësi duket se ka ndikuar negativisht përsa i përket ecurisë së punës atje, pasi këto rafte sa vijnë e mbushen me dosje. Këtu jemi në ambientet e brendshme të arkivit të Gjykatës së Lartë dhe siç e shihni nga pamjet, hapësirat janë mbushur plot e përplot. Madje edhe zyrat e gjykatësve po përdoren për të sistemuar dosjet dhe nga janari i vitit që vjen nuk do të ketë më vend për të sistemuar dokumentacionin. Dosjet datojnë që nga viti 2013 dhe ato presin të gjykohen në vijimësi, në mënyrë që gjithkush që u është drejtuar këtyre dyerve, të gjejë drejtësi. Korridoreve të ngushta të arkivit u janë shtuar rafte të tjera dhe mesa duket situata problematike pret zgjidhje vetëm nga organet e reja të vettingut. Mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të ishte zgjidhja e duhur. Shefja e mardhënieve me median për Gjykatën e Lartë, Ida Vodica, tregon problematikën për kameran e TemA TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy