Ish Ministri i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri ka mbështetur ndryshimet e Lulzim Bashës në përgatitjen e listës për zgjedhjet për deputet. Në një intervistë për TemA TV, Xhaferri u shpreh pro kësaj lëvizje por sipas tij ajo që nuk mund të pranohet është braktisja e axhendës evropiane. Sipas Xhaferrit para marrëveshjes Rama-Basha flitej shumë për luftën kundër krimit, luftën kundër drogës gjithashtu flitej shumë për reformën në drejtësi dhe të drejtat e njeriut por një gjë e tillë nuk po ndodh tani. Sipas Tij kjo vjen pasi të gjithë politikanët kanë rënë në grackën e Kryeministrit Edi Rama.
Sakaq Xhaferri nuk e sheh si një mundësi të realizueshme qeverisjen Rama-Basha. Sipas Tij kjo marrëveshje do të ishte një strategji që do të linte PD-në si një forcë të dytë politike e cila nuk do të kishte mundësi ndonjëherë të fitonte zgjedhjet e vetme. Ndërkohë Xhaferri sheh si mundësi më të mundshme një koalicion PD-LSI.



