Speciale/ "Gjakmarrja", filmi që u xhirua në Shqipëri (VIDEO)

Speciale/ "Gjakmarrja", filmi që u xhirua në Shqipëri (VIDEO)

"Cobra 11", historia e plotë e përplasjes mes policisë gjermane dhe trafikantëve italianë të drogës. Pjesët që u xhiruan te Pazari i Ri, Korpusi, hotel "Plazza", etj

Nëse mendoni se fraza "Marko from Tropoja" përfaqëson kulmin e përfaqësimit negativ të shqiptarëve nëpër botë, nëpërmjet filmit, e keni gabim. "The token" hollivudian ia ka lënë radhën cobra 11 gjermane. Gjithçka nisi në vitin 2015, kur qytetarët e Tiranës u kuriozuan mjaft, kur shihnin këto skena në qytetin e tyre.

Për pak u mendua se përplasjet e makinave ishin reale, por më vonë u mor vesh se po xhirohej seriali gjerman Cobra dhe Shqipëria do të përfaqësonte pjesën e 11 të tij. Përveç stacioneve gjermane, të cilat e transmetuan serialin që në atë kohë, edhe Rai 2 e ka shfaqur atë ditët e fundit dhe këto copëza janë marrë prej tij.

Gjithçka nis me këto filmime përrallore në Krujë 1.....dhe pamjet zhvendosen në kishë, ku prifti emblematik i Elbasanit, Nikolla Marku, në rolin e tij, bekon në martesë djalin e bosit të drogës 2.... Aktori Blerim Destani, në rolin e djalit të shefit të grupit të drogës, përqafon vëllain dhe bashkë me të atin, e përqafojnë atë, duke i uruar martesë të lumtur, por një djalosh i vogël tenton të bëjë një foto, çka është e ndaluar në botën e krimit 3....Shefi i thotë djalit se ka përgjegjësi për dërgesën në Gjermani, pasi Kristiani, që sapo u martua, nuk ka eksperiencë në këtë fushë. Ai bie dakord dhe dasmorët nisen 4...Më tej, në serial shfaqen këto filmime të xhiruara në Kepin e Rodonit 5....Tre javë më vonë ngjarjet zhvendosen në Gjermani, ku policia ngrë një postbllok, për të ndaluar një kamion me drogë. Trafiku organizohej nga familja Berisha 6....Kamioni me targa në Tiranës kalon në rrugët dhe policët përgatiten për aksion 7.... Nga ana tjetër, një skuadër paralele bastis ambientet ku shqiptarët organizojnë trafikun e drogës 8...Ajo arrin të arrestojë disa keqbërës, ndërsa ndjekja e Berishëve me makinë përfundon keq. Një polic gjerman mbetet i vrarë, ndërsa vdes edhe dhëndri shqiptar. I vëllai i premton policit që mbeti gjallë se do të ecte në gjakun e tij. 9...Një celular bie në shtëpinë e Berishës së madh dhe lajmëron vdekjen e Kristianit 10....Lajmet njoftojnë operacionin e madh dhe policët bëjnë bilancin 11....Filmimet kthehen sërish në Shqipëri, ku bosi i madh dhe nusja e shtëpisë kanë nisur vajtimet. Në një moment, vejusha i kërkon vjehrrit që ta lejojë të shkojë në Shqipëri që të marrë hakun e të shoqit 12....Më tej, ajo i kërkon Ferros, kunatit të saj, që do të merrej ajo me policin gjerman, pasi këtë e kishte miratuar Silami, bosi i Berishëve 13...Policët gjermanë diskutojnë rreth kanunit, këtij ligji mesjetar të shkruar nga Lekë Dukagjini, që rregullon mardhëniet shoqërore dhe përcakton se si duhet marrë gjaku. Polici gjerman e ka të qartë që ai është gjahu i shqiptarëve 14...Pas përpjekjeve të shumta për të rrëmbyer familjarët e policëve gjermanë, ngjarjet marrin një rrjedhë tjetër, pasi policia arreston Ferron 15....Por nuk do të zgjasë shumë, pasi shqiptarët organizohen dhe arrijnë ta lirojnë 16...Teksa 2 policët e tjerë shkojnë të ndjekin shokët, seriali merr një rrjedhë komplet të papritur, pasi familja e njërit prej tyre tashmë është marrë peng prej shqiptarëve. Polici është i detyruar t'ua dorëzojë shokun shqiptarëve, ndryshme gruaja dhe fëmijët do të vriten 17...Por ai ndryshon mendje dhe gjermanët mësojnë për pasuritë e Silanit, duke vendosur të nisen në Tiranë. Me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar, njëri nga policët takon një informatorin e tij, që habitet nga numri i pakët i policëve përballë Berishëve të mëdhenj. Informatori u tregon për lëvizje të shumta në rrugën Ymer Kurti dhe i furnizon me armatime. 18...Më tej disa filmime në zona të ndryshme të Tiranës, derisa mbërrijnë në majën e 15-katëshit, nga ku vështrojnë një ndërtesë të lartë, ku mbahet peng familja e policit gjerman 19.....Pas përplasjeve me armë, ata arrijnë ta lirojnë gruan dhe vajzën e vogël 20...Por shqiptarët nuk dorëzohen kollaj dhe u qepen pas. Njëri nga policët gjermanë merret peng, ndërsa një tjetër ecën me shpejtësi nëpër Tiranë. Këtu shfaqen edhe momentet e xhiruara te Pazari i Ri ku shumë qytetarë menduan se bëhej fjalë për aksident të vërtetë. Aty vdes edhe vejusha 21... Polici ia mbath nëpër rrugët e Tiranës, ku përshkruan tregun çam dhe pjesë të tjera 22...Ndërkaq, polici tjetër mbahet peng në vilën luksoze të Silan Berishës 23...Aty vjen dhe Ferro, i cili kërkon hakmarrjen personale, por bosi nuk e lejon 24..Teksa polici gjerman transportohet si peng, kolegu i tij e ndjek me makinë dhe xhirimet zhvendosen pranë Korpusit 25...Në majën e hotel Plazës, Sinan Berisha, që është edhe pronari i saj në serial, i thotë policit italian se i ka borxh gjakun e djalit 26....Sapo bëhet gati ta qëllojë mbërrin polici tjetër. Polici që ishte peng e ndihmon bosin shqiptar të drogës që të mos binte nga ndërtesa e lartë 27... Ndonëse Silani e rimerr pistoletën, vendos të dorëzohet dhe mbërritja e helikopterit të policisë zgjidh gjithçka 28...

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy