Kur opozita kishte nisur një seri akuzash ndaj mazhorancës për trafik droge me avionë, kryeministri Rama tha se janë mushkonja. Rama dhe ministrat e tij u gajasën së qeshuri në sallëne Kuvendit kur tallnin ish-kryeministrin, Berisha i cili nuk ndalonte duke akuzuar se mazhoranca po drejton trafikun e drogës me avionë.
Gallata e kryeministrit me “moshkonjat e drogës” nuk zgjati shumë. Buzëqeshtja e mazhorancës ngriu kur vetëm pak javë më pas, në korrik 2014, në plazhin e Divjakës u rrëzua një “mushkonjë” droge me plot 460 kg lëndë narkotike.
Nga ky moment deçiziv për njohjen e opinionit publik shqiptar mbi ekzistencën e një trafiku të mirëstrukturuar të lëndëve narkotike, të tjera “mushkonja” dolën në pah. Kjo speciale, e gazetares Luljeta Progni, tenton të ndërtojë një historik të lëvizjeve të narkotrafikantëve shqiptarë dhe të fijeve politike që fshihen pas.



