
Një e moshuar 117 vjeçare, e cila rezulton personi më i vjetër në Shqipëri, do të marrë dhjetëfishin e pensionit që merrte aktualisht.
Bëhet fjalë për të moshuarën Qamile Marra, nga fshati Ferras në Fier, e cila nga pensioni aktual merrte 9600 lekë të reja.
Vendimi u mor ditën e sotme, nga Këshilli i Ministrave, për dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror.
Këshilli i Ministrave vendosi:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.



