Moti i keq, OSHEE: Ja zonat pa energji elektrike

Moti i keq, OSHEE: Ja zonat pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes  së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq që ka përfshirë vendin, kryesisht zonat malore.

Në një deklaratë për mediat nga OSHEE, bëhet e ditur se “Pranë drejtorisë qendrore të kompanisë OSHEE është ngritur shtabi qendror, pranë të cilit përcillen informacione nga dispeceritë rajonale të ngritura në 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend”.

Rreth 1500 punonjës janë angazhuar në terren, në brigada avarie pune për eliminimin e të gjitha defekteve në rrjetin energjetik. Sipas informacionit të orës 17.30, mësohet se është reduktuar ndjeshëm numri i fiderave me defekt, pjesa më e madhe e të cilave i përket linjave ajrore.

Defektet janë shkaktuar sidomos nga erërat e forta dhe rajoni më i prekur  vazhdon të jetë Shkodra, për shkak të stuhisë së erës që ka përfshirë këtë rajon,

Grupet e avarisë po punojnë për riparimin e defekteve, të shfaqura kryesisht në degëzimet e fiderave në zonat e thella malore.

Rajonet pa energji: Rajoni Tiranë: pjesërisht Autostrada Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, si dhe është stakuar për arsye mbingarkesë në linjën 35 kV Shkozet-Shijak, Fideri Gërdec në Nst Vorë që mbulon zonën Gërdec. Rajoni Elbasan: Seferan/Belsh, komuna Pishaj/Gramsh Rajoni Korca: Mbreshtan/Ersekë Rajoni Burrel: Ish Komuna Fan, Bardhaj, Shullaz. Rajoni Shkodër:  Ishull Shëngjin, Kelmend, Dobrac. Rajoni Kukës:  Lekbibaj, Golaj.

Fidrat që furnizojnë spitalet, objektet të pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë të  vecantë janë të gjithë në punë. Te gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji . Hidrovoret jane të gjithë në punë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy