Herbalisti Irfan Gjeçi shpjegon terapinë me shushunja, kush duhet dhe nuk duhet ta përdorë

Herbalisti Irfan Gjeçi shpjegon terapinë me shushunja, kush duhet dhe nuk duhet ta përdorë

Herbalisti Irfan Gjeçi flet për terapinë me shushunja, mënyrën se si funksionon dhe sëmundjet që shëron.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se një trajtim i tillë ka ekzistuar prej kohësh trajtimi, tek njerëzit kanë pasur plagë të vështira që nuk shëroheshin prej kohësh, kanë përdorur shushunja.

Gjeçi shpjegoi se shushunjat shkëmbejnë një solucion apo enzima që ruajnë gjakun tonë dhe duhen trajtuar gjithmonë para përdorimit.

Shushunjat nuk përdoren dy herë, mund të përdoren vetëm nga një person. Shushunjat merren në burime në zonat malore, gjenden edhe në logje të ndryshme, në këneta, moçale, lumenj. Kanë imunitet shumë të lartë ndaj dhe përdoren. 

Atyre u duhet ndërruar uji çdo ditë një javë rresht para përdorimit, në mënyrë që të përdoret. Shushunja bie vetë pasi është mbushur me gjak. Kur shushunja përdoret, si shpërblim i asaj që ka bërë, ajo lëshohet përsëri në ujë, nuk ripërdoret prapë. 

Ka shumë raste kur shushunjat përdoren kryesisht kur ka variçe që janë të bllokuara, të ënjtura, kanë krijuar damarë shumë dhe japin shumë probleme. Laget këmba me ujë dhe vendosen në këmbë dhe ato gjejnë pikën më të dobët që ta thithin më kollaj gjakun. 

Mirë është të vendosen jo më shumë se shtatë shushunja në këmbë. Gjatë trajtimit ndjen një pickim mjaft të lehtë. Unë e kam provuar vetë dhe janë të mrekullueshme. Efekti i shushunjave është gati i menjëhershëm se duke qenë se bëjnë një thithje të gjakut, heq gjakun dhe ndjen lehtësim. Këshillohet të përdoret nga njerëz që kanë probleme me varicet dhe tiroidet. 

Shushunjat lehtësojnë shumë te rastet e trombozave dhe duke qenë se thithin gjakun e keq dhe e hollojnë, lëshojnë dhe një enzimë e cila krijon imunitet te njeriu. Njerëzit që kanë psoriazë apo plagë që nuk mund të riparohen, mund të përdoren shushunja. 

Mund të vendosen shushunjat edhe për hemorroidet. Edhe për puçrrat e brendshme që nuk i pastron dot, mund të vendosësh shushunja e cila e pastron. Kur ka fryrje të mëdha të syve, është për pjesën estetike dhe mund të përdoren. Por gjithmonë duhet një specialist i përkushtuar. Nuk mund t’i vendosë çdo person.

 Personat që marrin hollues gjaku nuk duhet të vendosin shushunjën, ose duhet të kenë një javë që nuk e përdorin holluesin. Shushunjat përdoren tek fëmijët që kanë plagë që nuk gjejnë shërim, kur kanë psoriaza.  

Një trajtim me shushunja varion nga 2 mijë lekë të reja deri në rastet me probleme të mëdha 6-7 mijë lekë të raja. Sa më e madhe të jetë problematika, do më shumë seanca. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy