
Uran Abazi, ekspert bujqësie tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se vëmendja ndaj sigurisë ushqimore ka ardhur duke u shtuar.
Sipas Abazit është e rëndësishme të ketë kontrolle periodike të shpeshta.
Vëmendja ka ardhur duke u shtuar sepse edhe ndërhyrja e qeverisë duke bërë të mundur kalimin e kompetencave për vlerësimin e mendjeve të reja në konceptimin e profesionit që të realizohet ky kontroll në mënyrë sa m të saktë dhe kohë reale, me frekuencë që është e nevojshme për kontrollin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me qëllim që të mos kemi raste të përsëritura për mandarinën apo kulturat perimore.
Duhet të ketë kontrolle periodike. Nuk është se nuk janë bërë, por sa më të shpeshta të jenë, sa më mirë të realizohet kontrolli periodik
Më tej Abazi tha se problemet kryesore i kemi me ruajtjen, tregtimin dhe higjienizimin e produkteve blegtorale sesa me pemët frutore që mund të kenë qenë raste sporadike.
Problemet kryesore i kemi me ruajtjen, tregtimin dhe higjienizimin e produkteve blegtorale sesa me pemët frutore që mund të kenë qenë raste sporadike.



