La infektivin pasi kishte dalë 2 herë negativ për COVID-19, ndërron jetë rrugës për Gjirokastër 68-vjeçari

La infektivin pasi kishte dalë 2 herë negativ për COVID-19, ndërron jetë rrugës për Gjirokastër 68-vjeçari

Një 68-vjeçar i cili më herët kishte qenë me koronaviuris ka ndërruar jetë sot teksa transportohej me një ambulancë nga spitali infektiv i Tiranës drejt Gjirokastrës, që ishte edhe vendlindja e tij.

Personi në fjalë ka qenë edhe i infektuari i parë me koronavirus nga Gjirokastër, ndërkohë që mësohet se ka patur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

68-vjeçari kishte ardhur në Tiranë, ku edhe është infektuar, pasi vuante nga sëmundje ceroze hepatike në stad terminal. Në momentin që ka lënë spitalin infektiv ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por është përkeqësuar rrugës dhe ka humbur jetën në aksin rrugor Lushnje-Gjirokaster.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë e cila thotë se 68-vjeçari para se të dilte ‘ishte negativizuar në dy teste të koronavirusit, ndërsa ka ndërruar jetë papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak’.

Ndërkohë më herët gjatë ditës në buletinin e sotëm u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë se dy persona kanë ndërruar për shkak të koronavirusit, ndërsa numri i rasteve të reja ishte 53.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy