SHBA: Grant 800 mijë dollarë për restaurimin siteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti

SHBA: Grant 800 mijë dollarë për restaurimin siteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti

Ambasada e SHBA-së ka dhënë një grant prej 800 mijë dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe Prezë.

Kjo shumë është në kuadër të projektit për të restauruar sitet kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u shpreh se ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë.

Yuri Kim: Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A. për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

Sot, po nënshkruajmë një grant prej afro 800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë. Jam e kënaqur të vërej se ky është projekti ynë më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri deri më sot. Ky projekt dy-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

Të gjitha këto vende kanë një vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe unë jam veçanërisht e lumtur që po e nënshkruaj këtë Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e këtyre granteve të AFCP-së këtu në Krujë, që është shtëpia e Skenderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë.

Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy