Manastirliu: 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid

Manastirliu: 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid

Vaksinimi i qytetarvëve që kanë marrë të dy dozat e vaksinës antiCovid deri më tani ka arritur shifrat e 192 mijë vetave, ka bërë të ditur sot ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime në total.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan ministrja.

Vaksinimi në Shqipëri ka nisur me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy