
Gazetari dhe ish-kreu i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve, Nebil Çika, rrëfen detaje nga jeta e xhaxhait të babait, Nebil Çika, të cilit i ka marrë emrin, i njohur si antifashisht, antikomunist dhe ndër gazetarët më të njohur mes dy luftërave botërore, themelues dhe botues i shumë organeve të shtypit ku më i zëshmi qe e përmuajshmja ‘Minerva’.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV, ai tregoi se Nebil Çika u vra bashkë me 12 intelektualë të shquar, pasi nuk i nxirrnin dot në gjyq se nuk kishin prova.
Nuk ishin përfshirë në asnjë palë. Raportonin për Reuters, të gjithë këta shumica e këtyre kishin shkruar një libër për Kosovën dhe lista është bërë nën ndikimin e Jugosllavëve.
Vendimi i parë i Sulejman Malëshovës, në atë listë janë 10 autorë të ndaluar, 10 nga këta të 12-të u pushkatuan.
I vranë se nuk i nxirrnin dot në gjyq, nuk kishin prova. Ka një libër mendësia shqiptare në vitin 1943 dhe thotë ‘nuk jam arratisur asnjëherë nga Shqipëria’ dhe nuk kam marrë pjesë asnjë kryengritje të armatosur.
Shpjegon se çfarë i ndodh Shqipërisë po t’i vrasësh trurin. Parashikoi dhe pas një viti ndodhi ajo në Shqipëri. Truri në këtë vend nuk vlerësohet sa duhet.
Sipas tij Nebil Çika kishte karrierë të shkëlqyer në Stamboll dhe atje vlerësohej si filozof.
Branko Merxhani, Nebili, Ismet Totua ishim miq që në Turqi. Branko ka punuar në gazetat më të mëdha të Turqisë, ka shkruar në turqisht. Vdiq në ‘74-ën si President i Bashkimit të Gazetarëve të Turqisë.



