Kompensimi për përmbytjet/ Serani: Lënia pa trajtim e banorëve, prej mungesës së buxhetit

Kompensimi për përmbytjet/ Serani: Lënia pa trajtim e banorëve, prej mungesës së buxhetit

Avokati Gentian Serani, sqaron procedurat që ndiqen për kompensimin në rast përmbytjesh dhe fatkeqësive natyrore, pasi shumë qytetarë kanë ende ankesa se nuk janë dëmshpërblyer për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyre si dhe përmbytjet e mëparshme. 

 

Në edicionin e lajmeve për MCN TV, Serani deklaroi se ligj për emergjencat civile e përcakton të drejtën e dëmshpërblimit për fatkeqësitë natyrore. 

 

Sipas tij, kompensimet nuk merren nga banorët e prekur nga fatkeqësitë natyrore, për shkak të mungesës së buxhetit nga pushteti vendor.

 

Fillimisht krijohet komisioni për evidentimin e dëmeve, komision i cili ngrihet nga kryetari i bashkisë brenda pesë ditëve.

 

Bëhet procesverbal për çdo familje të prekur nga fatkeqësitë natyrore, i cili i kalon komisionit të vlerësimit të dëmeve i cili përpilon për çdo banor, familje apo subjekt të prekur nga fatkeqësia natyrore, kompensimin dhe ky kompensim miratohet më tej nga Këshilli Bashkiak. 

 

Këto janë veprime që bëhen nga pushteti vendor. Është vetë institucioni që vihet në lëvizje, jo qytetari. Është vetë institucioni vendor që krijon një komision të posaçëm për evidentimin e dëmeve, më pas një tjetër komision për vlerësimin e dëmeve, dhe e përcakton VKM se si është përqindja e kompensimit. 

 

Nëse flasim për personat që humbin jetën, kompensimi është 5 milionë lekë të vjetra për një jetë të humbur. Më pas kemi 100% kompensim për banesat e shkatërruara nga fatkeqësia dhe 50% për dëmet në orendi, bagëti apo dëme të tjera. 

 

Shpesh familjet nuk e marrin kompensimin se mungon buxheti nga bashkia, e cila nuk akordon buxhet të mjaftueshëm për fatkeqësi të tilla. 

Dhe si pasojë e mungesës së financës, nxjerrin burokraci të ndryshme. Kompensimet nuk merren për shkak të mungesës së buxhetit nga pushteti vendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy