
12 predha artilerie dhe një bombë aviacioni janë gjetur në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.
Sipas ministrës së Minsitrisë së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, këto municione luftarake janë mbetje nga Lufta II Botërore.
“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun. Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve”, ka shkruar ministrja Xhaçka, lidhur me këtë operacion.



