Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve në rrugët kryesore të Durrësit, duke krijuar trafik, veçanërisht gjatë fundjavës në orët e mbrëmjes.
Një nga segmentet më të ngarkuar është rruga “Taulantia”, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit për shkak të numrit të lartë të bareve, restoranteve, por edhe afërsisë me shëtitoren e vijën bregdetare.
Trafiku i këtyre ditëve është edhe si pasojë e kthimit të emigrantëve, të cilët kanë ardhur për të kaluar pushimet verore pranë familjarëve.
Ndërkohë që situata pritet të ndryshojë pas datës 15 gusht kur nis dhe largimi i tyre drejt vendeve, ku jetojnë e punojnë.



