Ndonëse gjatë ditëve të fundit në shumë qytete të vendit qytetarët të shumtë në numër kanë dalë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, kjo gjë nuk është parë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Edhe pse ishte lajmëruar që pasditen e së shtunës do të zhvillohej një protestë, asnjë qytetar nuk kishte dalë në vendin e caktuar, te “Ura e Lumit”.
Fotot tregojnë që aty kanë shkuar vetëm punonjësit e policisë, të përgatitur për mbarëvajtjen e sigurisë dhe mosbllokimin e rrugës.




