Master në shtet, ja kriteret e përzgjedhjes së studentëve

Master në shtet, ja kriteret e përzgjedhjes së studentëve

Kandidatët që duan të vazhdojnë studimet master kanë mundësi që të regjistrohen deri në 20 të muajit Tetor.

Universitetet kanë publikuar edhe kriteret se si do të përzgjidhen fituesit, ku kriter kryesor  është mesatarja. Për te vijuar studimet në master kanë të drejtë të aplikojnë studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në Shqipëri dhe janë pajisur me diplomën përkatëse si dhe janë diplomuar jashtë vendit në një program  të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njehsimin e diplomës pranë Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë që, për kandidatët që aplikojnë në programet e studimit të ciklit të dytë master i shkencave, përveç kritereve të përcaktuara më sipër, kandidatët duhet të kenë njohje të një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, në nivelin B1, sipas Vendimit të Senatit Akademik të UT nr.18, datë 13.07.2016. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet sipas rendit zbritës të notës mesatare të ponderuar.

Ne lidhje me dokumentacionin, kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e tyre pranë sekretarive të fakulteteve për degën e studimit për të cilën garojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy