Mjeku i njohur Roland Xhaxho, i cili fitoi betejën me koronavirusin pak kohë më parë, ka dhuruar plazmën e gjakut, në ndihmë të pacientëve të infektuar dhe që ndodhen në gjendje të rëndë.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.
Ajo u shpreh se është krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë.
Postimi i Manastirliut në Facebook
Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë.
Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19.
Bëhu edhe ti hero për dikë që ka nevojë për ty!
Dhuro gjak/plazëm!



