Hapja nga e hëna/ ISHP apel qytetarëve: Zbatoni masat dhe shmangni daljet e panevojshme

Hapja nga e hëna/ ISHP apel qytetarëve: Zbatoni masat dhe shmangni daljet e panevojshme

Nga e hëna të gjitha aktivitetet në vend do të jenë të hapura, përveç transportit publik, si dhe aktiviteteve social-kulturore e sportive në ambiente të mbyllura.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në këto kushte, ju bën thirrje qytetarëve të vijojnë me zbatimin me rigorozitet të masave për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

“Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale”, bën të ditur ISHP-ja.

ISHP gjithashtu këshillon qytetarët që të shmangen sa më shumë daljen e panevojshme dhe nëse kanë mundësi të bëjnë furnizimet e pazareve për një javë në mënyrë që të shmangen kontaktet dhe grumbullimet në markete e tregje, ndërsa distancimi fizik prej të paktën 1 metër duhet të jetë gjithmonë i pranishëm.

Të hënën në mbarë vendin do të lejohet edhe hapja e bareve dhe restorante me hapsirë të jashtme pas 2 muajsh të mbyllura, ndërsa subjektet janë njohur edhe me protokollet për parandalimin e infeksionit.

Autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të rrepta për zbatimin e këtyre protokolleve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy