Mamurras/ Organizuan dasmë, gjobë 1 mln lekë dhe mbyllje 6 muaj për 2 lokalet

Mamurras/ Organizuan dasmë, gjobë 1 mln lekë dhe mbyllje 6 muaj për 2 lokalet

Autoritetet kanë evidentuar dy raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë në Mamurras, duke organizuar dasma.

Mësohet se bizneset janë ndëshkuar me 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy subjekte  në të cilët organizoheshin ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë  administrative 1.000.000  lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, dy  subjekte në Mamurras, me administratorë shtetasit E.K.,dhe F.M.,pasi janë konstatuar duke organizuar ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ”, njofton policia.

Policia e Lezhës bën me dije se do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy