Moti i keq, Balluku informacion për situatën energjetike, në rrugë, ujë, porte dhe aeroporte

Moti i keq, Balluku informacion për situatën energjetike, në rrugë, ujë, porte dhe aeroporte

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informon lidhur me situatën e motit të keq në vend.

Ministrja thotë se territori i vendit, prej disa orësh, është përfshirë nga reshje intensive shiu.

Por Balluku garanton se në terren ndodhen të gjitha strukturat e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për të vepruar në kohë ndaj çdo problematike që mund të shfaqet. Referuar të dhënave nga terreni, situata paraqitet si më poshtë:

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku momentalisht problem paraqitet zona e Kavajës. Brigadat e Tensionit të Lartë kanë ndërhyrë në 15 linja 35kV dhe nënstacione, duke rikthyer energjinë në zona ku u shfaqën problematika. Linjat e Hidrovorëve dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

Në linjat e transmetimit të energjisë dhe nënstacionet e OST situata paraqitet e qetë dhe pa problematika. Si pasojë e reshjeve ka pasur rritje të prurjeve në kaskadën e Drinit, ndërsa janë marrë masat për të mos pasur shkarkime. Situata në tre hidrocentralet paraqitet:

Fierzë: Niveli 266.43 m; Prurjet 200 m3/s

Koman: Niveli 172.55 m; Prurjet 240 m3/s

Vau Dejës: Niveli 74.40 m; Prurjet 30 m3/s

AKSET RRUGORE

Aktualisht në të gjitha akset rrugore të vendit qarkullimi kryhet normalisht, pavarësisht reshjeve të shiut që po vijojnë. Në terren ndodhen të gjitha grupet e punës duke bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve, për të garantuar vijimin pa problematika të lëvizjes.

FURNZIMI ME UJË

Në rajonin e Fierit, përkatësisht në stacionin e Kutës është shfaqur problem me elektromotorët e pompave ku ekipi po punon intensivisht për riparimin e tij sa më parë. Në rajonet e tjera situata e furnizimit me ujë, si dhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura, janë në kushte optimale.

PORTET DHE AEROPORTET

Në portin e Durrësit situata paraqitet normale në të 3 terminalet. Nuk parashikohen vonesa për tragetet në nisje. Në portin e Vlorës situata paraqitet e qetë. Nuk ka kufizime dhe pezullim të anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, ndërkohë që anijet e transportit ndërkombëtar detar po vijojnë të operojnë normalisht. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, situata paraqitet e qetë dhe pa problematika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy