Interpol i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes nga mashtruesit online, pasi ata po përfitojnë nga situata e pandemisë që ka pushtuar botën.
Sipas Interpol, mashtruesit po përfitojnë shuma të mëdha parash duke shitur online produkte të rreme.
Përmes një deklarate për mediat, Interpol thekson se edhe pse gjithçka rreth nesh është paralizuar, mashtruesit po kërkojnë mënyra të reja për të gjeneruar fitime.
“Ndërsa virusi Covid-19 përhapet në të gjithë botën, ankthi është i lartë. Qytetarët kudo janë në kërkim të mënyrave për të mbajtur veten dhe familjet e tyre të sigurt dhe të shëndetshëm. Fatkeqësisht, kriminelët po ‘predikojnë’ këtë cenueshmëri përmes një game të gjerë krimesh dhe mashtrimesh që shfrytëzojnë frikën dhe pasigurinë”, citohet nga deklarata.
Sipas njoftimit të Interpol, qytetarët duhet të ndjekin njësërë hapash për të mbrojtur veten, ndërsa theksohet se qytetarët duhet të jenë në gatishmëri për produktet mjekësore të falsifikuara, pasi po bëhen mashtrime dhe krime në internet.
“Ne po shohim një rritje të artikujve mjekësorë të rremë ose të falsifikuar të disponueshëm në treg, duke përfshirë maska kirurgjikale të disponueshme, dezinfektues, ilaçe antivirale dhe antimalariale, vaksina dhe komplete provash COVID-19. Kujdes kur blini ilaçe, veçanërisht në internet”, thekson Interpol.



