Fëmijët me spektrin autik ekspozitë në ambientet e Presidencës/ Meta: Tu garantojmë një arsim dhe edukim cilësor

Fëmijët me spektrin autik ekspozitë në ambientet e Presidencës/ Meta: Tu garantojmë një arsim dhe edukim cilësor

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin priti sot një grup fëmijësh me spektër autizmi, të cilët hapen edhe një ekspozitë në ambientet e presidencës.

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, një grup fëmijësh të mrekullueshëm me spektër autizmi, sollën në një ditë me shi, diellin dhe ngjyrat në Institucionin e Presidentit, nëpërmjet një ekspozite të veçantë me punime të tyre.

 Meta theksoi domosdoshmërinë, që institucionet shtetërore të mbështesin fëmijët me autizëm dhe t’ju ofrojnë familjeve të tyre të gjithë ndihmën e nevojshme sociale, psikologjike dhe financiare, veçmas një arsimim dhe edukim më cilësor.

Çdo fëmijë është unik për prindërit e tij dhe të gjithë prindërit janë krenarë për fëmijët e tyre. Ndaj duhet të përpiqemi çdo ditë për t’u krijuar të gjitha kushtet fëmijëve me aftësi ndryshe të arrijnë potencialin e tyre të plotë, duke ju garantuar një arsim dhe mirë edukim cilësor, si dhe rritur mirëkuptimin dhe pranimin e tyre në shoqëri.

Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë.

Veprimtaria ishte organizuar në bashkëpunim me “Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime të Spektrit Autik dhe Aftësi të Kufizuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy